Në seancën plenare të ditës së sotme,Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur mbi projektbuxhetin e ri.
Rama e ka quajtur angazhim financiar të madh në periudhën që Shqipëria po kalon me pandeminë si dhe shtrëngesat për rindërtimin pas tërmetit.
Kryeminstri i vendit nuk ka kursyer gjatë fjalës së tij edhe akuzat ndaj opozitës.
Ai i është drejtuar me tone të ashpra opozitës,duke ironizuar gafat e kreut të PD-së Lulzim Basha, se ata janë tapë topi e se
tabelën e shumëzimit e kanë të unifikuar me opozitën jashtë.
“Janë dy kriza ku duhet të dalim më të fortë, familjet, do të dalin më të forta komunitetet, Durrësi, Laci, Tirana. Lërini dokrrat mori borxh aty mori borxh atje, s’është sa borxh merr por sa aftësi ke ta paguash borxhin, s’të jep njeri borxh nëse s’ke aftësi ta paguash, tregjet kapitale nuk mendojnë për mijëra familje që duhen strehuar, s’kanë zemër, ata japin para borxh kur ti mund t’i paguash. Nga hotelet e Durrësit kaluan në shtëpi me qira, në priteje të shtëpive të reja. Ata që janë në çadra, të cilët kanë dhimbje, këta që ju venë nëpër çadra janë në pjesën rurale, kanë qëndruar me dëshirën e tyre sepse nuk mund të ndahen nga toka dhe nuk mund të bëjnë vare vingo nga fshati në shtëpinë e tyre në qytet. Unë e kuptoj shumë mirë stresin e atyre që janë me pallatat DS4 në Durrës nuk janë në rrugë dhe janë me qira, por e paguan qeveria. Por ato kërkojnë projekte specifike dhe nuk bëhet fjalë për 2, 3, 5, 7 , por për qindra. Le të kujtohen pak sa kohë iu është dashur në momentin që kanë marrë lejen, për ta ndërtuar. Juve tabelën e shumëzimit e keni të unifikuar me ata që s’janë këtu. Që ta çoni deri në fund bashkëpunoni që të hiqet tabela e shumëzimit në vend që të hiqen të gjithë, ta liberalizoni aritmetikën, matematikën. Të angazhohesh në opozitë do të thotë ta bësh të zezën e bardhë e të bardhën të zezë, ta bëni aritmetikën subjektive. Çfarë dini të bëni më shumë se kaq, s’dini të bëni më shumë se kaq, e keni dhënë me prova që jeni tapë topi, tapa është jashtë, topi është këtu. Rëndësi është që mezi ju kemi” është shprehur Rama.