Ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjnë paraqitjen e tyre këtë javë në seancat fillestare para Gjykatës së Hagës.

Paraqitja fillestare e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kreut të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi do të bëhet sot në ora 11:00. E më pas në ora 15:00, do të bëhet paraqitja fillestare e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetit të Vetëvendosje Rexhep Selimit, të cilët do të dalin në seanca fillestare të martën, përkatësisht ditën e mërkurë.