Apeli i Posaçëm shqyrton këtë të hënë, ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Seanca do të zhvillohet në orën 12 ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.