Një 46 vjeçar ëshë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Yellow pack” , si dhe është sekuestruar 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. 

Ndërsa gjatë operacionit “Plastic” u vu në pranga një 26 vjeçar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u procedua një tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të lëndës narkotike dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme në Tiranë dhe Lezhë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Tiranë Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Yelloë pack” dhe “Plastic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Gjatë operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Yelloë pack” dhe “Plastic”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – V. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në rrugën “Asim Vokshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. — Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plastic” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.