Një efektive e policisë në komisariatin nr.5 në Kamëz i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të premteje.

Efektivja është identifikuar si Aldorjana Loshi, 21 vjeçe. Ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit. kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz.