Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi tentuan të fusnin disa mijëra euro nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit pa i deklaruar. Policia njofton se në pranga kanë rënë pronari dhe drejtuesi i autobusit, Rando Aliu dhe Sybi Fezo, në kroskotin e të cilit ishin fshehur 82 010 euro.
Nën hetim u vunë dy drejtuesit e tjerë alternativë. Paratë që u sekuestruan nga policia dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij operacioni të koduar ‘Directions’, policia gjeti në muajin shkurt të këtij viti edhe 48 100, të fshehura gjithashtu në një autobus.
Në pranga ra një 35 vjeçar që tentoi t’i nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar ato./abcnews.al