Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve ku po diskutohen kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, për koncesionet në shëndetësi dhe për trajtimin e të dhënave personale.

Sakaq kjo mbledhje po shoqërohet me debate, teksa është zbardhur edhe fjala e kreu të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejten e opozitës duke shkelur kushtetuten e Shqiperise. Po shkelni cdo parim demokratik, duke i mohuar opozites cdo hapësire. Është Kushtetuta, qe i garanton opozitës të drejtat per komisionet hetimore”– mësohet të ketë thënë Bardhi gjatë mbledhjes.