Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luarza 1”.

I arrestuari Naser Lohja dhe Pllumb Lohja, i shpallur në kërkim, në fshatin Liarzë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë kanaabisi, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e 48-vjeçarit Lohja./abcnews.al