Nga : Erjon Murataj

Mos u çirrni e as mos bëni patriotin. Është e kotë, burrëria tregohej deri natën e tretë, tani ua kanë pirë lëngun.
Bullgaria është një nga shumë vajzat e punës që shërbejnë te semafori trendy i BE – së e s’mund ti kërkoni virgjëri .
Burrëri për të punuar po te i njëjti semafor s’mund të pretendoni të keni .
Shikoni t’ju bjerë shpirti në paqe me faktin që jeni bura, qofshi gjysha nga gati 80 vjeç apo zdap 2 metra .
Të gjithë bashkë keni ngritur haremet këtu në tokën amë e u keni lënë shtatzënë gratë njëri-tjetrit e kujtoni se plakave të semaforit mund ti bëni burrin kur e dini fare mirë që ju trodhën për t’ju bërë ëndërrimtarë në semaforin e BE -së.
Kakofoni e madhe se çoç i tha Rama Makronit e gazetares bullgare, që pasoi reagimin e ministrisë së jashtme të kësaj të fundit dhe liderit ende pa vulë të PD – istëve të foltores .

Pas këtyre si rrufe në qiell të hapur ka një rezolutë që heq VETO – n.

Po pika që su bie o popull që i hani akoma këto .
Ju që jeni më të zellshmit, që i shërbeni partisë ju them dicka:
Shikoni shtëpinë se po mësoni shumë ç’ndodh në BE por po harroni pikën G të shtëpisë .
E meqë ka ushqim politik për ca ditë , si ja tha pse ja tha e sa të madh e ka .
Vazhdoj t’ju uroj në rrugën që keni 32 vite që keni nisur .
Amin ju shtohet inati e takati se nofullat nuk i keni njësoj me ata që bëjn gam gam në Bruksel në emrin tuaj o popull .
Edhe një gjë, flamuri ai që na lanë trashëgim të parët është i kuq me shkabë dykrenare të zezë, jo çarçaf shumëngjyrësh .
Kur të bindeni se i duhen BURRA këtij vëndi qe flasin e luftojnë për ju zgjidhni me BINDJE jo me urdher !