Të gjithë banorët e ‘Big Brother Vip’ kanë shkruajtur kartolina me rastin e ditës së ‘Falenderimeve’ .
Sipas një skenë të caktuar ata duhet t’i shkruanin personit që do të takojnë kur të dalin nga atydhe atë të cilin e falenderojnë.
Semi, ka qenë një nga abnorët që është emocionuar më së shumti gjatë leximit të kartolinës duke falenderuar në veçanti nënën e saj.
Por, një falenderim i ka shkuar edhe Donaldit për të cilin ka deklaruar se është shoku i saj më i mirë, por mes tyre është nje person shumë i rëndësihsëm për ta duke iu referuar Bora Zemanit.
“Sot, në ditën e falenderimeve njeriu i parë që do takoja sapo të dalë është ime më. Dua t’i them faleminderit për çdo gjë, për çdo lot që ka derdhur gjatë rritjes time nga pamundësia për të plotësuar çdo tekë a dëshirë. Faleminderit për netët pa gjumë, për dashurinë pa kushte, faleminderit për edukatën, faleminderit që je kaq mendjehapur, falemdinerit që më ke mësuar çfarë është liria, faleminderit që ke besuar në mua dhe faleminderit që më ke treguar që gratë mund të jenë superheroina.
Njeriu që dua të falenderoj në këtë shtëpi është Donaldi, që ka qenë për mua në çdo gjë, pavarësisht se herë pas here e mërzitur dhe e kam kaluar masën. Je shoku im pavarësisht se në historinë tonë është dikush pak më i rëndësishëm, por je vërtet shoku im. Njeriu që i kam nxjerrë anën më të keqe në Big Brother, ka pasur disa njerëz në fakt, po faleminderit Zotit që s’e kam një anë agresive ta nxjerr aq kollaj.
Njeriu që nuk e fal asnjëherë është vetja ime sepse kam marrë për të mirëqenë shëndetin tim mendor dhe e kam lënë veten të fundit në mednimet e mia”, tha Semi.