Fermerët të shqetësuar

Fermerët e Belshit janë duke u përballur me sëmundjen e verticilozës që ka prekur pemët e ullirit. Një ndër sëmundjet kryesore të ullirit e cila kohët e fundit ka prekur jo pak ngastra të mbjella me këtë kulturë është verticilioza. Kjo sëmundje prek rreth 200 specie drufrutore dhe barishtore. Ajo ka nje perhapje të madhe në të gjithë zonat e kultivimit të ullirit në vëndin tonë.

Sëmundja shfaq një formë komplekse të vyshkjes së bimës me zhvillim kronik dhe akut në bimët e vjetra dhe ato të reja. Sëmundja paraqitet me tharje të lastareve ose të një a më shumë degëve. Në bimët e reja kjo sëmundje mund të prekë të gjithë kurorën.

Në bimët e vjetra të mbjellë në zona të thata, sëmundja manifestohet vetëm me dobësim kronik, me tharje dhe rënie gjethesh të kufizuar vetëm në disa lastarë ose degë.Specialistët e bujqësisë shprehen se shkaku kryesor që ka dëmtuar këtë vit bimën e ullirit kanë qenë luhatjet e temperaturave.

Por çfarë këshillojnë specialistët?

Nga monitorimet e bëra gjatë vitit 2012, në zonat e kultivimit të ullirit, është konstatuar një përhapje jo e vogël e kësaj sëmundje shumë të rrezikëshme. Përhapje me e madhe është vërejtur në sipërfaqet e mbjella me kultivarë të ullirit të importuar nga shtetet fqinjë, por edhe në ullinjtë e vendit.