Bashkia nis trajnim me fermerët
Bashkia Belsh ka një sipërfaqe toke prej 21.5000 ha në total dhe 3% të saj e zënë 85 liqenet karstike, megjithatë aktiviteti kryesor i banorëve të kësaj bashkie është bujqësia. Vlen të përmendet se disa nga kulturat kryesore bujqësore të mbjella në Belsh janë: ulliri, vreshtaria, bimët medicinale, duhani, gruri etj.
Por këtë vit kultivuesit e ullirit janë duke u hasur me probleme të ndryshme pasi shumë prej sipërfaqeve janë prekur nga sëmundje të ndryshme për këtë arsye bashkia e belshit ka nisur një trajnim me specialist të bujqësisë dhe fermerët.
Edhe pse ulliri është një ndër kulturat drufrutore që i reziston më shumë kushteve të thatësirë, në kushtet aktuale atmosferike dhe në situata si këto që po përjetojmë, me temperatura shumë të larta në mbi 40 gradë Celcius dhe me mungesa të theksuara të reshjeve të shiut, sigurisht duhet trajtuar me kujdes dhe kërkon vëmendje të veçantë.