TIRANE- Drejtuesi i lëvizjes ekstremiste “Rilindja ruso-serbe”, Andrej Rodinov shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale duke kërcënuar shqiptarët e Kosovës. Me një armë në dorë, në dukje kallashnikov, Rodinov thotë se serbët do të shkojnë në Prizren siç do bëjnë rusët në Kiev. “Vitin e ardhshëm, rusët në Kiev dhe serbët në Prizren”, deklaron ekstremisti rus.
Kjo nuk është hera e parë që Rodinov kërcënon shqiptarët e Kosovës. Edhe më herët, ai ka thënë se bashkë me grupin “Wagner” do të ndihmojnë vëllezërit serbë dhe do të shkojnë në Kosovë./Dosja.al