DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Y. H., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe i ka dëmtuar asaj, banesën. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 27 fishekë arme gjahu.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga shtetasit:

  • F. B., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-E. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi më datë 29.01.2023, rreth orës 09:55, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë, ka aksidentuar dhe ka dëmtuar lehtë, një shtetase (këmbësore) dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., pasi është konstatuar duke hedhur në kundërshtim me ligjin, disa materiale inerte, në fshatin Bradashesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,për veprime të metejshme.


Elbasan/Informacione paraprake

-Më datë 31.01.2023, rreth orës 18:00, në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka kallëzuar shtetasi Ç. Ç., 51 vjeç, banues në Elbasan, se më datë 27.01.2023, i kanë vjedhur 100 000 lekë të rinj, në dyqanin e tij me produkte ushqimore, në fshatin Mjekës. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

-Më datë 31.01.2023, rreth orës 22:00, në lagjen “5 Maji”, është djegur pjesërisht, dera e jashtme e një banese (aktualisht të pabanuar), në pronësi të shtetasit D. H., 47 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”. Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.