Branko Ruzhiq, Ministri i Arsimit i Serbisë ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiq, duke thënë se “dorëheqja është akt personal por edhe politik, në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”.
Në letrën që ia dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiq ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”
Ruzhiq: Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time.