Popullariteti i këtij seraili ka kënaqur shumë dhe investitorët të cilët kanë vënë re një rritje të konsiderueshme të vlerës së aksioneve në kompanitë e tyre. Bucket Studio Co., e cila ka aksione në agjensinë që përfaqëson aktorin kryesor të Squid Games, Lee Jung Jae, ka patur një rritje prej 70% përgjatë 3 sesioneve të fundit. Nga ana tjetër vlera e aksioneve të ShowBox Corp u rrit me 50% përgjatë javës së kaluar.

‘Squid Game’ lifts two Korean entertainment stocks

Squid Game flet për një grup njerëzish të cilët kanë një shumë të madhe borxhesh, dhe për t’i shlyer ato marrin pjesë në një seri lojërash vdekjeprurëse me qëllim fitimin e çmimit të madh. Nëse ju keni ndjekur më parë dhe trilogjinë e “Hunger Games” atëherë ju do ta keni më të thjeshtë për të kuptuar këtë serial.

“Kompanitë koreane mund të prodhojnë drama mjaft popullore dhe filma që mund të konsiderohen si një ‘kërcënim kompetitiv’ ndaj fuqive të mëdha të Hollywood-it” tha analisti Douglas Kim.