Ditën e sotme janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në Korçë dhe në Berati. Sipas EMSC epiqendra e tërmetit me madhësi 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 8 km larg Florinas ndërsa thellësia ka qenë 1 km.
Nuk dihet nëse ka patur të lënduar apo dëme materiale. Vlen të thuhet se pak ditë më parë Follorina u godit nga një tërmet me magnitudë 5.3 dhe nuk dihet nëse këto lëkundje të sotme janë paslëkundje.