Home SHOWBIZ Sërish probleme! Një tjetër anëtar familjeje padit Meghan Markle

Sërish probleme! Një tjetër anëtar familjeje padit Meghan Markle

35

Meghan Markle është paditur nga motra e saj për 75,000 dollarë për historinë e “rremë” që tregoi gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey.

Në një dokument gjyqësor, Samantha pretendon se Dukesha e Sussex-it nisi një ‘fushatë të paramenduar për të shkatërruar’ reputacionin e saj dhe të babait të saj.

Motra e dukeshës mendon se Meghan u përpoq të prishte besueshmërinë e tyre në mënyrë që ata të mos mund të ndërhynin ose të kundërshtonin rrëfimin e saj të rremë.

Ajo gjithashtu pretendon se Meghan gënjeu kur pretendoi se nga mosha 13 vjeçare duhej të merrte punë me paga të ulëta për t’ia dalë mbanë.

Ndërkohë, Samantha, 57-vjeçe, i bëri një koment mikut dhe biografit të motrës së saj, Omid Scobie, teksa e quajti botimin “Finding Freedom” si “një libër gënjeshtrash”.

Avokati i Meghan-it iu kundërpërgjigj padisë, duke pretenduar se ishte ‘e pabazë’ dhe ata do t’i kushtonin ‘vëmendjen minimale të nevojshme’. Scobie gjithashtu hodhi poshtë pretendimet.

Çështja e shpifjes, e paraqitur në Tampa, Florida, është beteja e fundit gjyqësore në të cilën gjendet Meghan dhe një tjetër sherr publik me familjen e saj.

Samantha pretendon se e pandehura kishte ‘sajuar’ detaje të prejardhjes së saj në Familjen Mbretërore, media dhe gjatë intervistave televizive.