Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Telegrafi