Shqetësimet janë ngritur pasi Koreja e Veriut po përgatit të forcojë arsenalin raketor.
Seuli dhe Uashingtoni ranë dakord të shtojnë përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e kërcënimeve raketore dhe bërthamore nga Pheniani.
Shqetësimet janë ngritur pasi lideri komunist po përgatitet të rifillojë testet bërthamore. I dërguari i SHBA për Korenë e Veriut, u takua me të dërguarin e Koresë së Jugut Noh dhe nënvizuan gatishmërinë për t’u angazhuar me Korenë e Veriut “kudo pa asnjë kusht” për këtë çështje.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara t’i dërgojë një sinjal të qartë Republikës Popullore Demokratike të Koresë se ne nuk do ta pranojmë testin e saj përshkallëzues si normal. Gjithashtu ramë dakord për nevojën për të ruajtur aftësinë parandaluese të përbashkët në gadishull. Kjo është arsyeja pse ushtarakët tanë po ushtrojnë dhe stërviten së bashku”.
Koreja e Veriut i ka dënuar stërvitjet e përbashkëta si prova për luftë dhe ato janë zvogëluar në vitet e fundit mes përpjekjeve për të angazhuar Phenianin në diplomaci. Gjatë fundjavës Koreja e Veriut lëshoi disa raketa, që sipas medias shtetërore ishin raketa të përfshira në dërgimin e armëve taktike bërthamore.
I dërguari i SHBA-së ka ofruar në mënyrë të përsëritur të riangazhohet me Korenë e Veriut, por Pheniani deri më tani i ka kundërshtuar ato propozime, duke akuzuar Uashingtonin për mbajtjen e politikave armiqësore si sanksionet dhe stërvitjet ushtarake.
Muajin e kaluar Koreja e Veriut kreu një test të plotë të një raketë balistike ndërkontinentale me një rreze minimale prej 5,500 kilometrash, për herë të parë që nga viti 2017, duke i dhënë fund një moratoriumi për teste të tilla.
Nën qeverisjen e Kim Koreja e Veriut kreu katër nga gjashtë testet e saj bërthamore dhe zhvilloi raketa masive balistike ndërkontinentale që analistët besojnë se mund të jenë në gjendje të godasin kudo.