Një çift i ri nga Ukraina janë lidhur së bashku me zinxhirë për tre muaj, si prova finale e dashurisë mes tyre.

Alexander e Viktoria zgjodhën ditën e Shën Valentinit për t’u bashkuar me hekura të salduar, pranë skulpturës së Unitetit në kryeqytetin Kiev.

“Duart e çiftit të dashuruar tani janë vetëm disa centimatra larg”, tha Vitaly Zorin, regjistruesi zyrtar i rekordeve në Ukrainë, i cili mbikqyri eksperimentin.

Ai verifikoi paraprakisht se Alexander e Viktoria ishin të shëndetdshëm mendërisht para se të nisnin “izolimin e tyre personal”  gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam të arrijmë rekordin”, tha Alexander për sfidën e tij, ndaj së cilës shumëkush do të stepej.

Testi i parë i çiftit është largimi 325 milje nga shtëpia e tyre në kryeqytet. Atyre iu desh të zgjidhnin nëse të përdornin bashkarisht tuatetet e femrave apo të meshkujve në një kafe në autostradë.

Përfindimisht ata zgjodhën tualetin e femrave, çka bëri që një punonjës pastrimi të shokohej.

Çifti i lumtur kanë nisur të postojnë video në rrjet, ku shihet sesi po përdorin veshje të krijuara posaçërisht për ta, me mëngë me zinxhirë, të cilat u lejojnë të zhvishen pa pasur nevojë të heqin prangat e tyre.

Në pamjet e postuara dyshja shihet që përdorin me radhë dushin, apo vendosin rrobat në lavatriçe, madje Alexander gjithashtu arrin të pastrojë çizmet e tij.

Dyshja romantike shprehin besim se mund t’ia arrijën të kalojnë tre muaj në sfidën e tyre të afërisë ekstreme.

Zorin shpjegon se nëse ata vendosin të ndahen para afatit, do të nevojiten sherbimet e zjarrfikësave për t’i prerë.

Top channel