Juristi Adriatik Lapaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në FaxNews, ku u analizuan sfidat e sezonit turistik, foli për nismat vullnetare të ndërmarra prej tij dhe aktivistëve të tjerë në qytetin e Sarandës.

Lapaj bëri me dije se së bashku ata si grup kanë mbjellë rreth 800 “Bukenvile” në hyrje të qytetit të Sarandës dhe thekson se në 4 vitet e ardhshme kjo lule e veç do të kthehet në një symbol të qytetit bregdetar ashtu siç ka qenë përpara betonizimit masiv.

“Shiko kjo ka qenë lulja karakteristike e qytetit. Ne e quajmë lule Naimi, pasi e solli Naimi Frashëri kur ishte drejtor dogane në Sarandë. Në kohën e para 90-ës ka qenë shumë e përhapur në atë zonë, unë mbaj mend në fëmijërinë tim  deri në vitet 2000 kishte hapësira të konsiderueshme me këtë lule në pjesë të ndryshme të qytetit, pastaj agresiviteti i betonit bëri që të humbiste terren dita ditës. Është një lule e jashtëzakonshme pasi nuk kërkon shumë shërbim dhe është shumë jetëgjatë.

Është një kamuflazh shumë i bukur që mund tt’i bëhet betonit. Deri tani jemi në kufijtë e 800 fidanëve të mbjellur. Ata që merren me fidanët aty më thonë se mesatarisht në vit shiten mbi 3000 fidanë, që do të thotë që po kthehet në modë për shtëpitë dhe vilat. Në 3-4 vitet që vijnë jam i bindur si zona e Sarandë Ksamilit “, tha Lapaj.

Gjithashtu Lapaj foli dhe rreth nismës për pastrimin e gomave nga fund ii tabanit të detit, ku aktivistët deri më tani kanë nxjerrë rreth 1370 goma, ndërkohë që nën ujë përrllogariten akoma rreth 3000 të tjera.

“Ne kemi nxjerr 1370 goma deri tani dhe janë mesatarisht dhe 3000 të tjera. Është një gjë e mbartur këtu e 50 vjet pasi dhe në komunizëm kishte pika të hedhjes së gomave në det.

Këtë të gomave do e realizojmë vetë deri në fund. Me anën e këtij aksioni duam të ngrejmë alarmin se ne tabanin e detit e kemi dëmtuar rëndë. Kur themi Shqipëria e virgjër nuk është dhe aq e virgjirër më besoni. Është një vend që ka plag të mëdha nën ujë dhe ne duhet t’i rikuperojmë. Unë jam duke punuar me një grup juristësh një draft propozimesh për bashkitë bregdetare  dhe për Ministrinë e Turizmit dhe për ta kthyer në një mekanizëm juridik që i detyron bashkitë dhe Agjensinë e Bregdetit të marrin masa për mirëmbajtjen e tabanit të detit”, tha Lapa.

fax web