Shakira dhe Gerard Pique janë një nga çiftet më solide dhe jetëgjata të showbiz-it ndërkombëtar. Janë bashkë prej 12 vitesh dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.

Një lidhje e fortë, afatgjatë, e cila nuk është “zyrtarizuar” akoma me një martesë.

“Nuk dua që të shihem si bashkëshorte, por më shumë si e dashura e tij. Si një frut i ndaluar. Preferoj që ta mbaj në gjemba dhe të mendojë se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, ka shpjeguar këngëtarja kolumbiane në një intervistë të dhënë për Planet Weird.

Shakira ka pranuar edhe se është me të vërtetë e frikësuar nga ideja e martesës dhe se e bardha nuk është një ngjyrë që i shkon shumë. 45-vjeçarja ka zbuluar se ndihet shumë mirë në Barcelonë, ku është transferuar për dashurinë për mbrojtësin.

Megjithatë, një ditë shpreson të jetojë në Miami, ku shkon shpesh për arsye pune. Punë që pas lindjes së fëmijës së parë, Shakira ka dashur ta braktisë: është kthyer në sallën e regjistrimit falë Pique, i cili e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga pasioni për muzikën.fax