Një nga teleskopët më të mëdhenj astronomikë të SHBA që prej 57 vitesh ka sjellë disa nga zbulimet më të mëdha të hapësirës, do të mbyllet përfundimisht pas dy avarive të rënda në muajt e fundit.
Operacionet e observatorit Arecibo, të vendosur thellë në xhunglën e Puerto Rico, janë ndaluar prej gushtit, kur një kabllot e tij mbështetëse u këput dhe ra mbi të duke hapur një vrimë prej 30 metrash në pjatën reflektuese 305 të gjerë.
Por një tjeter kabëll u këput këtë muaj duke hapur një tjeter vrimë masive, duke e gjymtuar më tej strukturën.
Observatori që është shfaqur dhe në filma si ai i James Bond ‘GoldenEye’, është shpallur i rezikshem tashmë nga agjencia shtetërore shkencore.
“Agjencia ka vendosur se dëmtimet e fundit të teleskopit 305m nuk mund të riparohen pa rrezikuar jetën e stafit dhe punonjësve, prandaj ka nisur procesin e çmontimit të kontrolluar”, tha grupi operues në një deklaratë duke shtuar se ende nuk duhen arsyet e këputjes së kabllove.
Pjata reflektuese e observatorit dhe struktura 816-ton e varur 137m mbi të, gjenden në mesin e pyllit të Arecibo, Puerto Rico, dhe prej dekadash analizonin planetët e largët apo asteroidët e rrezikshëm, si dhe gjurmonin për shenja të jetës aliene.
Teleskopi ka zbuluar asteroidin Bennu që kaloi pranë tokës në 1999, dhe me informacionet e tij Nasa arriti të dërgonte në të sondën e saj duke sjellë në tokë mostrat dy dekada më vonë.
Kompania inxhinierike që menaxhon objektin me një kontratë prej $20mln në vit, tha javës që shkoi se nëse bie dhe kablli kryesor mbi pjatë, një shembje katastrofike e të gjithë struktures do të vijojë.
Prej shqetësimeve të sigurisë, kompania ka vendosur çmontimin e kontrolluar të të gjithë mega strukturës shkencore.