SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë së Madhe James Cleverly.

“New York – Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”, shkruan Rama.

Shefi i qeverisë po merr pjesë në punimet e përvitshme të Asamblesë se Përgjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bashkë me shefin e qeverisë, në SHBA ndodhet edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ata priten të zhvillojnë takime dhe aktivitete të nivelit të lartë në SHBA./ n.m.abcnews.al