Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ndan me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri në vitet 1991-1994, William Edwin Ryerson.
Në mesazhin e publikuar nga ambasadorja Kim, diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim: Teksa arrijmë në fund të vitit 2021, i cili shënon 30 vjet të rinovimit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh nga Amb. Ryerson: “Një nga momentet më të rëndësishme erdhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa Sekretari fliste… Unë po qëndroja pranë automjeteve të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ashpër. Ndërsa Baker tha: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne”, unë pashë një lot që rrotullohej në faqen e atij polici.” Ai “moment tregues” i kujtuar nga Amb. Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Të mos harrojmë kurrë. SHBA dhe Shqipëria të mbajnë gjithmonë afër njëri-tjetrin.