Dërgesa e parë e rregullt e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Gjermani si pjesë e përpjekjeve të mëdha për të ndihmuar vendin të zëvendësojë furnizimet me energji që siguronte më parë nga Rusia.

Anija “Maria Energy” mbërriti në portin e Detit të Veriut në Wilhelmshaven, ku ngarkesa me LNG do të kthehet përsëri në gaz në një terminal të posaçëm lundrues që u inaugurua muajin e kaluar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Gjermania ka nxituar të gjejë një zëvendësues për furnizimet me gaz rus pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.