Numërimi i votave në SHBA ështe drejt fundit. Aktualisht po numërohet në 6 shtete: Pensilvani, Xhorxhia, Nevada, Arizona, North Carolina dhe Alaska.


Kandidati demokrat Joe Biden ka ngushtuar akoma më shumë diferencën në shtetet ku deri tani kryesonte Trump.


Në Xhorxhia, Trump kryesonte me mbi 1%, ndërkohë që tashmë diferenca e tyre është vetëm 1800 vota. CNN raporton se në Xhorxhia janë rreth 14 mijë vota për tu numëruar. Shteti i Xhorxhias ka 16 vota elektorale, ku në rast se fitohet nga Biden do shtonte shumë mundësitë e 77-vjeçarit që ai të shpallej fitues.


Rezultati i përgjithshëm nuk ka ndryshuar.Biden udhëheq me 253 vota duke lënë pas Trump me 213 vota elektorale.


Në konferencën e fundit për shtyp, presidenti Trump deklaroi se numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate.