Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Fier me komandant Pëllumb Shatri, organizon një nga linjat e trafikut të drogës, shkruan Infront.
Pëllumb Shatri, i skeduar si kryetrafikant droge, ka zgjedhur edhe stafin në fushën e narkotikëve.

Pjesë e grupit të Pëllumb Shatrit janë Sulejman Margjeka, i kërkuar në Gjermani për trafik droge, ndërsa Libjon Përmakaj është pajisur me licencë për kultivim kanabisi.

Sulejman Margjeka është përjashtuar vitin e kaluar si oficer i mbikëqyrjes pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA), pas një urdhër ndalimi nga shteti Gjerman dhe shpalljes në kërkim për trafik droge.

Margjeka la në mes mbikqyrjen e poarcelave me hashash në Fier dhe Berat. Oficeri i SHÇBA nuk mbikqyrte parcelat e të tjerëve si krerët e policisë në Tepelenë dhe Sarandë, por pacelat i kishte të vetat, ku fitimet i ndante me Pëllumb Shatrin.

Margjeka është hetuar edhe në lidhje me dekriminalizimin, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar të dhëna të plota, duke fshehur veprimtarinë si i dënuar dhe me rekorde kriminale në fushën e trafikut të drogës në Gjermani.

Por sot nuk dihet fati i hetimeve pasi Margjeka mbrohet nga shefi i tij Pëllumb Shatri, me të cilin ndante të ardhurat e përfituara nga narkotika, ndërsa të dy bashkë kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme si në prokurorinë e Fierit dhe në atë të Tiranës, fakte për të cilat do të flasim në vijim.

Kur ata që duhet të mbikqyrin policinë drejtojnë trafikun e drogës, imagjinojeni vetë se çfarë mund të bëjë policia! / Infront