Kohë e fundit janë shtuar urgjencat nga kafshimet e gjarbërinjve apo insekteve të tjera helmuese. Këtë ka thënë shefi i shërbimit të Toksikologjisë, Andrin Tahiri i cili shton se trajtohen rreth 4 pacientë në ditë me helmime biologjike, kryeshst nga kafshimet nga gjarpri.
‘Kjo periudhë ka fluks, në këtë periudhë kemi pas mbi 3-4 raste por lajmi i mirë është se ka suport nga anti-helmi. Ne presim rritje edhe në korrik, gusht dhe shtator dhe nëse nuk vlerësohet rasti mund të shkojë dhe në fatalitet. Merimanga e zezë është një tjetër faktor, dhe studimet thonë se toksina e saj është 15 herë më e fuqishme se helmi i gjarprit’.
Doktori thotë se shqetësues në këto raste mbetet trajtimi me preparate popullore. Ai thotë se qytetarët preferojnë shpesh mjekime me bimë apo çajra, dhe metoda prerjesh me thikë, por që mund të rezultojnë fatale.
“Shumë raste na vijnë me mentalitetin e mjekimeve popullore siç është çarja me thikë apo ç’rëndësi ka, ku thuhet për të nxjerrë helmin, ta thithin apo nuk e di çfarë mënyrash të tjera, por që rrezikojnë jetën e pacientit”.
Por çfarë duhet të bëjë një person që sapo është kafshuar apo pickuar? Doktori jep këshillat:
“Duhet të tentojë të afrohet sa më parë pranë qendrave shëndetësore ku të marrë dhe ndihmën e parë dhe sigurisht në atë qendër duhet të ketë disa kritere. Në një qendër shëndetësore duhet të ketë staf të kualifikuar që ka eksperiencë për këtë, të ketë një laborator 24 orë sepse efektet toksike të toksinave janë të ndryshme. Mbajtja e anti-helmit, hapi i dytë është transportimi në një spital të afërt”.
Ai shton se nëse nuk merret trajtimi i shpejtë dhe i duhur në rastet e pickimeve si të akrepit, mund të rezultojë fatale për jetën.
living al