Në pasditen e kësaj të diele, Jupiteri, planeti i fatit dhe i zgjerimit do të ndalojë së funksionuari për t’u kthyer retrogradë dhe për t’i dhënë start një rruge të gjatë në kah të kundërt që do të përfundojë në vjeshtë, në mes të tetorit, kur ky yll i madh të kthehet në Ujor (dhe do të shohim gjëra të bukura). Sa keq sepse tek Peshqit Jupiteri ishte shumë mirë dhe po sillte favorizim tek shumë shenja zdoiakale. Por dihet, qielli ka rregullat e veta dhe pauzat bëjnë pjesë në ekzistencën tonë. Kështu që më mirë të qeshësh.

Jupiteri do të sjellë përpara muaj jo shumë të thjeshtë për të çuar përpara proceset e zhvillimit, rritjes, do të këkrohet shtyrja ose ngadalësimi i programeve (nëse është e mundur) të nisni pushimet dhe të lini çdo gjë pas verës, sepse tani qielli ynë duket se nuk na ndihmon.

Ky fenomen do të prekë më shumë shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) të cilat janë mbështetur shumë tek ky planet, kishin perceptuar benefitet dhe ndryshimet energjike. Por këto shenja tashmë duhet të heqin dorë për të pritur 6-mujorin e parë të vitit 2022, kur fati do të jetë vërtet me ta.

Binjakët, Ujori dhe Peshorja do të shohin që deri në fund të korrikut do t’ju rikthehen në aktualitet çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

Bricjapi duhet të bëjë shumë kujdes me komunikimin, Demi do të rikthehet pas për të parë një projekt, një qasje në punë, etj. Virgjëresha për momentin do të marrë një pauzë verore për t’i lënë më vonë takimet e reja ose çështjet në çift.

Dashi nuk preket shumë nga ky fenoment sepse takimi i tij me fatin është rezervuar për në vitin 2022. Edhe për Luanin do të rikthehet një person ose situatë dhe do t’i duhet një farë impenjimi për të mos gabuar. Së fundi, nëse jeni Shigjetar mund të mos shqetësoheni për një problem në shtëpi ose familje, por të niseni për pushime me mendjen top.

living al