Shembet muri mbrojtës në krah të rrugës kryesore në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Për pasojë rruga është bllokuar për disa orë ndërsa tani kalohet vetëm në njërën korsi.

Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysja raporton se muri ka rënë gjatë natës dhe rrezikon të shembet edhe pjesa tjetër. Situata mbetet e rrezikshme për makinat që qarkullojnë në zonë.

Previous articleEfektet Anësore të Mishit të Përpunuar – Çfarë Duhet të Dini
Next articlePlagosi me thikë bashkëshorten dhe më pas qëlloi edhe veten, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë