Një pallat trekatësh është shembur në qytezën Torre del Greco në provincën e Napolit në Itali.
Pallati ishte i banuar e i pozicionuar në qëndër të komunës.
Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave në paraditen e sotme e ende nuk dihen shkaqe e kësaj tragjedie
Skuadrat e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar banorët e pallatit të mbetur nën të.
Deri më tani janë nxjerrë nga gërmadhat 3 persona të plagosur mes të cilëve një 19 vjecare.
Dyshohet se nën gërmadha ka dhe fëmijë e mund të ketë dhe viktima.
