Dy arkitektë kanë bërë lidhjen e vilës në SPAK dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Ata kanë dëshmuar bisedat për mobilimin. Një tjetër lidhje është bërë për pagesën e faturës, kjo përmes zbulimit të bisedave dhe mesazheve me telefon.

Një tjetër dëshmi që e lidh ish-ministrin Arben Ahmetaj me vilën Nr.74 në kompleksin luksoz “Green Coast” është e inxhinierit që realizoi projektin e arredimit të brendshëm të vilës dy katëshe.

Megjithëse ish zëvendëskryeminiestri e ka mohuar përfshirjen e tij në pronësinë e kësaj vile, duke pohuar se pasuria i përket  E.Dinaj, një shtetase shqiptaro-zvicerane shoqe e ish-bashkëshortes së tij, me dëshminë që ka dhënë arkitekti në SPAK zbulon lidhjen me pasurinë.

Emrat e dy arkitektëve kanë dalë gjatë kontrollit në muajin Mars 2023 që SPAK i bëri vilës në Palasë. Mes broshurave të gjetura, u sigurua dhe një katallog që tregonte projektimin e mobilimit.

gjatë marjes në pyetje ata pranuan se ishin porositur dhe paguar në vitin 2019 nga Albina Mançka, gruaja e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Drejtori i studios së arkitektëve ka pohuar në SPAK se:

”…më duket se ka qene viti 2019 kur me ka kontaktuar Albina për këtë projekt.…Albina për projektin që i përgatita, më ka kontaktuar vetë dhe më ka paguar një vlerë rreth 2500 ose 3000 (tre mijë) euro, nuk më kujtohet saktësisht. Mesa me kujtohet, vila për të cilën do të përgatisja projekt idene, cilësohej si vilë e vogël , ndoshta 170 deri në 180 m2, në filet digitale që më janë vënë në dispozicion nga shoqëria “X” të cilat mi dërgoi me email. Unë kam vajtur fizikisht në Dhërmi, e kam parë vilën, kam qenë vetëm. Mbaj mënd që kam bërë një projekt “interior design” për Albina Mançka, për një vilë të ndodhur në Palase, rreshti i tretë ose i katërt….

Ky inxhinier-arkitekt ka pohuar ndër të tjera se për të realizuar punën, i është dashur të bashkëpunojë me një arkitekte të zyrës, duke e identifikuar para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më pas SPAK, ka ftuar për të dëshmuar arkitekten e cila ka pohuar se:

”…ne kemi bërë si zyrë një project interior për një vilë të Albinës në Palasë, me sa më kujtohet kemi filluar punimet rreth vitit 2020. Kontaktet në fillim, porositë bëheshin tek “Arkitekti” dhe më pas e ndiqja unë në varësi të rastit apo projektit. Kam shkuar në Palasë dhe e kam parë vilën. Vila mban numrin 74, dhe ndodhet në Palasë, është vilë 2-katëshe ku poshtë është salloni dhe sipër janë 3 dhoma. Më ka çuar në Palasë “Arkitekti” dhe më pas ai është kthyer. Unë Albinën e kam takuar atje, e cila qëndronte me qira në një ambient tjetër…”.

Nga ana tjetër gjatë hetimeve SPAK, ka kryer kçyrjen e telefonit të arkitektes, duke mundësuar një mori bisedash mes saj dhe vetë Albina Mançkës.

Sipas SPAK ka rezulton se mes tyre janë shkëmbyer shumë fotografi që lidhen me porositjen e disa karrigeve dhe ndriçuesave e disa artikujve elektroshtëpiakë për apartamentin e kthyer në ambient hotelier.

Por ajo që i duhej dhe që kishte shumë rëndësi për SPAK, është biseda e datës 20 Maj, ku ish-bashkëshortja e Ahmetajt i kërkon “Arkitektes” që të komunikojë me “Financieren” e firmës së saj, në mënyrë që kjo e fundit të mos lëshojë më faturat në emër të kompanisë “Integrated Technology Services”, shoqëri e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto, por të lëshohen në emër të “Arkitektes”.

Në materialin e SPAK, thuhet se edhe në arredimin e vilës në Hamallaj, dy arkitektën janë impenjuar për realizimin e projektit të mobilimit.