Dramë brenda “dramës” mund të quhet ajo çfarë ndodhi në Shkodër në rrugën muzeale në Gjuhadol, kur një pjeseë e suvasë së një prej banesave të Shkodrës u shemb ne fund të ‘Mbrëmjes Koliqiane’ dhe për pasojë u dëmtua në shpinë aktori Nikolin Ferketa.

Në fakt trupa e teatrit Migjeni ka nisur nje tur shfaqjesh të titulluara ‘Mramje Koliqiane’ me vepra të autorit Ernest Koliqi.

Për Drejtoreshën e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka, kjo shfqaje u prit mjat mirë nga spektatori shkodran, ndërkohë që drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje teë tilla të mos ndodhin më, jo vetëm për fatin e artistëve por për çdo kalimtarë.

Të pranishëm në këtë shfaqje kanë qenë edhe anetarë të Aleancës Për Mbrojen e Teatrit, të cilët theksojneë se Shkodra po mban gjallë emrin e teatrit shqiptar.