Avokati Dorian Matilja ka dhënë një prononcim për Fax News përsa i përket shembjes së pallatit në Kombinat që hasi në kundërshtimin e banorëve, me pretekstin se nuk ishin lajmëruar për këtë veprim.
Avokati tha se nuk duhej bërë shembja e këtyre pallateve, sepse kishin vetëm dëmtime të lehta, gjithmashtu shtoi se ishin bërë gabime në llogaritje dhe se banorët nuk kishin asnjë lloj informacioni për këtë.
Sipas avokatit, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit nuk kishte asnjë listë të banorëve të pallateve që do shembnin, kështu që nuk kanë sesi t’i kenë lajmëruar më parë. Matilja shprehet se banorët janë informauar për këtë vendim vetëm kur kanë parë mbërritjen e fadromave, ndërsa një pjesë e banorëve e kishin marrë vesh vetëm në mënyrë informale.
“Këto pallate nuk duhen shembur, kanë vetëm dëmtime të lehta. Në ndërtesën e planifikuar ëpr t’u shembur ka edhe gabime në llogaritje.
Shumë nga banorët nuk e kanë ditur se po ndodh. Janë disa banorë që e kanë mësuar këtë në mënyrë informale. Vërtet vendimet e këshillit bashkiak publikohen edhe në faqet e internetit por ju e dini se askush nuk do i hapë çdo ditë ato faqe. Prandaj banorët vetëm e kanë marrë vesh për shembjen vetëm kur kanë parë ardhjen e fadromave.
Inspektoriati për mbrojtjen e territorit nuk kishte asnjë listë për banorët që ndodheshin në pallat, kështu që nuk ka sesi ata t’i kenë njoftuar qytetarët për shembjen”– u shpreh avokati Matilja.