Një protestuese nga Franca ka mbajtur një fjalim gjatë tubimit, duke shprehur mbështetje për protestat dhe duke dërguar mesazhe drejtuar Bashkimit Evropian.
Ajo tha se prej 20 ditësh ka ndjekur zhvillimet dhe protestën, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm qytetar. Sipas saj, qytetarët nga vende të ndryshme po bashkohen për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa theksoi se Shqipëria po jep një shembull të veçantë të mobilizimit paqësor qytetar.Në mesazhin e saj drejtuar institucioneve evropiane, ajo tha se Shqipëria duhet të shihet si pjesë e Evropës dhe se qytetarët janë thelbi i saj.
“O nëna Shqipëri t’u mbush shtëpia plot,
Kam 20 ditë q e ëndërroj këtë moment, ju kam ndjekur që nga zgjimi derisa kur flija, Kur mbyllja sytë dëgjojë “Rama jepe dorëheqjenn”.
Jemi sot të gjithë bashkë nga e gjithë bota që t’i nxjerrim në fytyrë të gjitha ato që na kanë bërë të hamë.
Unë vi nga Franca ku njerëzit edhe pse kanë një kulturë të madhe demokracie, pakënaqësitë po i shprehin me ekstremizëm. Shqipëria po tregon një shembull të mrekullueshëm që një revolucion mund të nisë nga natyra dhe flamengot. Kam një mesazh për Von der Leyen, populli që meriton të hyjë në Europë është ky, jo kjo qeveri. Ne kemi nevojë për ju aq sa keni ju nevojë për ne. Ne jemi Europa”, tha ajo.






