Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Prishtine, kryeministri u pyet lidhur me të gjithë studentët e Kosovës që duan të studiojnë në universitetet publike në Shqipëri dhe anasjelltas.

Në nisjen e përgjigjies Rama shkëmbeu batuta me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili teshtiu gjatë kohës që kryeminstri po fliste për disa ligje ‘absurde’ në Shqipëri lidhur me arsimin. Pasi i tha shëndet ai iu drejtua duke i thënë pse duhet të teshtijë kur fliten gjëra negative.

Rama shpjegoi më pas se ligjet janë ndryshuar dhe cdo student i Kosovë që do të studiojë në Shqipëri do të ketë një leje qëndrimi pa afat dhe me procedura shumë të thjeshta dhe tha se po punohet për tu krijuar sa më shumë hapësira në universitetet publike.

Pyetja e studentit: Për të gjithë ata që duan të studiojnë në Shqipëri dhe anasjelltas ,por limitohen në universitete publike atje, a ka bashkëpunim prej dy qeverive për këtë?

Rama:
“Pyetje me vend, pasi më jep mundësinë që t’i kthehem cështjes së strukturimit në fushën e arsimit, lidhur me njohjen e diplomave me kontraditat e ligjit këtu dhe në Shqipëri.

Cdo qytetar i Kosovës që vjen atje nuk ka më nevojë për dokumente pasi do merret një leje qendrimi pa afat me një procedurë shumë të shkurtër.

Në legjislacionin tonë ka një absurditet… Ambasador Shëndet! Fjalë e vërtetë! (Të qeshura në sallë) Teshtive vetëm kur fola keq për qeverinë time.

Ligji thoshte se çdokush qe vjen nga BE mund të marrë leje qendrimi dhe të punojë ku të dojë ndërkohë për qytetarët e Kosovës duhej vepruar ishte sikur ishin arabë ose kinezë. Ne arritëm ta heqim këtë duke i trajtuar si të gjithë qytetarët e BE-së.

Ne duam tu japim hapësirë studentëve nga Kosova në universitetet tona, për momentin nuk kam një përgjigjie përfundimtare por do përpiqemi për partneritet dhe diplomë të barazvlefshme”

(E.D/faxweb.al)