Dhimbjet e kraharorit mund të shfaqen dhe të shuhen brenda disa minutave ose disa ditëve.

Këto dhimbje mund të ndodhin si pasojë e zemrës, muskujve, sistemit tretës ose faktorëve psikologjikë.

Ekspertët kanë identifikuar edhe shkaqe të tjera të fshehura siç mund të jetë urthi.

Nga ana tjetër, këto dhimbje nuk duhen neglizhuar sepse mund të sinjalizojnë një atak në zemër.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaqet e mundshme të dhimbjes së kraharorit që shfaqet herë pas here.

A Bëhet Fjalë Për Diçka Serioze?
Dhimbja e kraharorit që shfaqet herë pas here mund të sinjalizojë një problem me zemrën, sistemin respirator ose tretjen.

Njeriu nuk është në gjendje të bëjë një diagnozë të saktë të problemit mjekësor vetëm duke u bazuar në simptoma.

Dhimbja që zgjat për disa javë ose muaj me gjasë ka të bëjë me muskujt ose skeletin.

Problemet me zemrën nuk ka gjasa të shkaktojnë dhimbje që:

Zgjasin për disa momente;

Largohen pas marrjes së ilaçeve;

Largohen kur merrni frymë;

Ndihen në një pikë të caktuar të kraharorit;

Largohen pas fërkimit të kraharorit;

Shkaqet E Dhimbjes Së Përsëritur Të Kraharorit
Problemet Në Sistemin Tretës
Dhimbja në kraharor ose në brinjë shkaktohet nga ulçera, refluksi acidik ose nga gurët në tëmth.

Muskujt
Dhimbja e kraharorit si pasojë e ndonjë shtrëngimi muskular është e përqendruar në një pikë të vetme dhe buron nga brenda jashtë.

Ajo është e mprehtë por shuhet pas një masazhi të mirë.

Sulm Paniku
Dhimbja e kraharorit mund të jetë një simptomë e frikshme e një sulm paniku ose episod ankthi.