Është shënuar incidenti i parë në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit.

Incidenti ka ndodhur mes përfaqësuesve të foltores dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini, të cilët janë përplasur fizikisht me grushta.

Vetë Mezini ka thënë për mediat se është provokuar nga “personat e jashtëm të PD-së”.

Incidenti ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit bregdetar, ndërkohë që për momentin në këtë qendër është ndërprerë procesi i votimit.