Zoti Saraçi i bën thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin dhe për të mirën e Bashkisë Rrogozhinë. Pjesëmarrjen e ulët Saraçi e lidh me motin i cili është i pa qëndrueshem, por shpreson që me kalimin e orëve qytetarët do të vijnë në qendrat e votimit për të votuar.