Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka denoncuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë agrikulturore në Ukrainë. Me këto veprime, thonë autoritetet ukrainase, Rusia planifikon ta lë pa bukë Ukrainën, dhe jo vetëm atë.
Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.
“Pushtuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase, transmeton Gazeta Express.
Sipas njoftimit, veprimet e tanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellave të periudhës së pranverës.Ka ardhur koha për të ndaluar këtë pushtim, përpara se Evropa të digjet”. Kështu ka deklaruar kryeministri ukrainas Denys Smihal në një fjalim të shkurtër video në Këshillin e Evropës. “Në 18 ditë, kanë vdekur mijëra civilë, duke përfshirë 90 fëmijë”, tha ai.