Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë të pavërteta shqetësuese që vendi ynë po i ndjek me vëmendje.Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë të pavërteta shqetësuese që vendi ynë po i ndjek me vëmendje.

“Përmendja e vazhdueshme  e Shqipërisë nga Moska si prani problematike në këtë konflikt dhe akuzat se Shqipëria po furnizon Ukrainë  me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë pa asnjë bazë dhe e pavërtetë , por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt”, tha Rama.

Mbylljen e komunikimit të mediave ruse në vendet e BE dhe jo vetëm, Borrell e cilësoi si bllokim i Rusisë për të përhapur dezinformacione lidhur me luftën në Ukrainë. Borrell tha se BE është e shqetësuar nga ndikimet pro ruse në Ballkanin Perëndimor.“Jemi të shqetësuar nga ndërhyrjet dhe influencat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Keq informimi rus, apo dezinforimi rus, këto janë rritur. E shohim këtë gjë. Shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë se kjo është një mënyrë për të mbrojtur popullin rus…është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë ky mjet. Keqinformimi rus është një fjalë që ne e përdorim sot për propagandë dhe gënjeshtrat në formë sistematike janë rritur dhe kjo duhet mbyllur jo vetëm për hapësirën ku jetojnë njerëzit tanë, por edhe për ndikimin që do të kishin këto te njerëzit. Ne do të përballemi ne influencën ruse edhe në Ballkanin Perëndimor dhe se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen”, tha Borrell.