Një sherr me thika ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit në afërsi të kryqëzimit të ‘1 Majit’. Disa te rinj jane perleshur mes tyre e per pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në pjesën e fytit.Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal te Elbasanit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.Nuk dihen shkaqet e sherrit.Ndersa grupi i ‘Shqiponjave’ ka arritur të kapi autorin disa minuta më vonë.

Njoftimi i policisë Elbasan

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

./Egnatia news