Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Fan të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i plagosuri me sende të forta është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Nuk dihen ende nëse ngjarja ka të bëjë me votimet e së dielës që do të mbahen për pushtetin lokal.