Një sherr për motive të dobëta mes dy fiseve në zonën e Hamallajt, ka përfunduar me dhunimin brutal të disa personave. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes familjeve Nikolla dhe Kaçi.
Burime bëjnë me dije se Martin Nikolla, i cili dyshohet se punon si shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, bashkë me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e me mjetet forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç, kryefamiljar ai i cili është zënë në pritë nga 3 vëllezërit Nikolla, dhe e kanë kanosur me fjalët ‘pse na sheh’, duke e goditur më pas të moshuarin.
Teksa kanë parë konfliktin djemtë e të moshuarit i janë afruar në ndihmë, ndërkohë që kanë rënë po ashtu pre e dhunës, nga familja Nikolli, të cilët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta.
Ka dyshime se Martin Nikolli ka drejtuar armën ndaj familjes Kaçi, fatmirësisht pa i lënduar.
Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë. Pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.
Ndërkohë, janë shoqëruar nga Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla.