Një sherr ka ndodhur mes tre të rinjve në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat.

Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobta.

Bëhet fjalë për shtetasit A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Nga ky konflikt 24 vjçari ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë e tjerë ndodhen në ambientet e komisariati.

Njoftim  policie

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/