Trajtimi në një qendër estetike nuk ka përfunduar edhe aq mirë, pasi një 33 vjeçare ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga dy gra të tjera të cilat e kanë goditur me sende të forta duke i shkakuar dëmtime të shumta në trup.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë marrë denoncimin e një 33 vjeçareje, e cila është dhunuar nga dy shtetase, në ambientet e një qendre estetike në bulevardin “Bajram Curri”.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, të premten, e arsyet e saj mbeten të panjohura, pasi policia nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë në njoftimin e shkurtër shpërndarë për mediat.
“Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35 vjeçe, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në ambientet e një qendre estetike kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr., 33 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.