E sotmja është dita e dytë e Kampionatit Europian, teksa në fushë zbret Zvicra e shqiptarëve, që sfidon Uellsin. Në fushë nga minuta e parë pritet të zbresin Xhaka, Mehmedi e Shaqiri, teksa në konferencë për mediet është shfaqur ylli i Arsenal. Xhaka kërkon fitore dhe beson te triumfi.

“Jemi përgatitur mirë javëve të fundit. Natyrisht pritshmëritë janë të mëdha në këtë turne, fillimisht nga ne, më pas edhe nga tifozët. Ne kemi treguar se mund të bëjmë shumë. Por, ne shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim në fund deri ku do arrijmë.

Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme, nëse e fiton të parën, merr besim dhe kurajo për sfidat e radhës. Stadiumet gjysmë të mbushura? Ne kemi shumë lojtarë me eksperiencë, që kanë luajtur para shumë tifozëve, kështu që nuk përbën diferencë nëse ka pak apo shumë tifozë në stadium, kryesorja është që ne të fitojmë ndeshjen dhe të bëjmë paraqitje të mirë.