Një sherr mes babait dhe djalit në Kavajë ka përfunduar me grushte. Si pasojë, policia i ka arrestuar që të dy.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;

65 vjeç dhe 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al